Site icon Telegrafi

Partnerët tregojnë kreativitetin duke kombinuar kostumet për Halloween (Foto)

Nëse jeni duke kërkuar për ndonjë kostum, për ahengjet që zhvillohen për Halloween, mos kërkoni më larg se këta partnerë kreativ.

Përmbledhja e bërë nga Bored Panda, tregon disa prej formave të veshjeve të përbashkëta, në prag të festimeve të frikshme që zhvillohen gjatë javës që vjen, transmeton Telegrafi.

Derisa një çift rikthyen fëmijërinë duke i veshur si lodrat Lego, të tjera zgjodhën kryesisht personazhe të famshme nga filmat.

Çfarë bie më së shumti në sy, janë të dashurit e tyre të përkushtuar, që u maskuan s gra që t’i ndryshojnë rolet me partneret. Në mungesë të një të dashurit, njëra ka improvizuar veshjen që të përshtatet me qenin.

Më poshtë mund t’i shihni këto raste të këndshme, që mund të jenë inspirim për ju në festimin që zhvillohet në ditën e fundit të muajit. /Telegrafi/

Exit mobile version