Partitë vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për arratisjen e Ramadanit
![Partitë vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për arratisjen e Ramadanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/blerim-ramadani-780x439.png)
Arratisja e Blerim Ramadanit tanimë disa ditë është ndër çështjet kryesore për të cilat partitë politike po akuzojnë njëra tjetrën për përgjegjësi dhe ndërhyrje në organet gjyqësore.
LSDM-ja opozitare në vazhdën e akuzave të përditshme, thekson se arratisja e Ramadanit ka qenë e organizuar nga strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për këtë, duhet të shkarkohet ministri Pançe Toshkovski dhe eprori i kufirit verior me Kosovën, Naim Ramuka.
Sipas tyre, para se të arratiset, nën organizimin e Ramukës, Ramadani është marrë nga paraburgimi shtëpiak dhe është dërguar në Kosovë dhe më pas është kthyer.
“Më 14.08, katër ditë më vonë, gjegjësisht në ditën kur Ramadani zyrtarisht e lëshon shtetit, nëpërmjet kufirit e ka bartur një person tjetër. Për transport, këtë herë me automjet të tipit Volksvagen Pasat me targa të Shkupit, është person përgjegjës i punësuar në Komunën e Çairit si udhëheqës. Identitetin e tij nuk do ta zbulojmë dhe presim që atë ta bëjë PTHP. Ky person dhe Blerim Ramadani në kufirin e Bllacës janë lëshuar nga udhëheqësi i turnit pa kontroll, i cili ka marrë urdhër të drejtpërdrejtë që t’i lëshojë nga, qëlloni kush – Naim Ramuka”, tha Mitko Trajçuleski, deputet i LSDM-së.
Ndaj kësaj ka reaguar OBRM-PDUKM, e cila akuzon LSDM-në se po tenton që ta shpëtojë gjykatësin Pajazit Pajaziti, i cili Ramadanit ia ka zëvendësuar masën e paraburgimit efektiv me atë shtëpiak. Kryeministri Mickoski hodhi poshtë akuzat dhe e ftoi Prokurorinë që të hapë hetim.
“E ftoj prokurorin publik i cili është zgjedhur shumica e LSDM-së dhe BDI-së menjëherë të hyjë dhe të konstatojë gjendjen faktike. Unë ju konfirmoj se atë që e ka deklaruar ai është gënjeshtër. Më pas, pasi të konstatojë Prokuroria Publike në krye me prokurorinë, i cili është zgjedhur me shumicën e LSDM-së dhe BDI-së e inkurajoj udhëheqësinë e Ministrinë e Punëve të Brendshme këtë punë ta udhëheqë nëpërmjet rrugës gjyqësore, nëpërmjet padisë për shpifje dhe prishje të reputacionit dhe nderit.
Akuza të ndërsjella ka edhe mes partive shqiptare në pushtet dhe opozitë.
“A pajtohen në veçanti Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku, me OBRM-PDUKM që gjykatësi Pajazit Pajaziti është përgjegjës për ikjen? A po konsiderojnë që përgjegjësi ka MPB si në gjithë botën? Si e komentojnë Mexhiti, por edhe Taravari, Kasami, Gashi, Qoku vendimin e Gjykatës Supreme që rrezikon të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të ekstradohen në Serbi?”, theksoi BDI.
Nga VLEN theksojnë se BDI, po i ofron informata të rrejshme LSDM-së në lidhje me çështjen Ramadani.
“Duke qenë se udhëheqja e kriminalizuar e BDI-së u përpoq të siguronte ekstradimin e Blerim Ramadanit në Serbi për të krijuar tensione dhe për të akuzuar VLEN-in për tradhti, tani po i servon informacione të rreme LSDM-së. Dhe kështu, dëshpërimi për vëmendje mediatike e bën të vetën. Ata mendojnë se me rrëfime të tilla gjoja bombastike do të mbulojnë dobësitë e tyre të brendshme. Prandaj, i themi LSDM-së dhe BDI-së të mos sillen sipas asaj fjalës “pula e uritur, ëndërron misër”! Le të presin vendimin përfundimtar të gjykatave për ekstradimin përpara se të dalin me absurditete”, u shpreh VLEN.
Gjykatësi Pajaziti periudhën e kaluar është vënë në shënjestër të partive politike. OBRM-PDUKM-ja pushtetare akuzon se është i afërt me pushtetin e BDI-së dhe LSDM-së.
Gjyqësori në vazhdimësi është në shënjestër të kritikave për partizim, për çka po kërkohet dhe reforma./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe