Partitë politike po bëjnë përgatitjet e fundit për të hyrë në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, ndërsa në këtë kuadër po zhvillohen edhe bisedime për koalicione të mundshme. Përveç dy koalicioneve të mëdha nga LSDM-ja në pushtet e Zoran Zaevit dhe OBRM-PDUKM-ja e Nikolla Gruevskit, me partitë e vogla maqedonase si edhe me ato të bashkësive tjera etnike, në sipërfaqe është edhe një koalicion mes LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.
Dy partitë në disa nga 80 komunat ku do të zhvillohen gara për zgjedhjet lokale nuk kanë nxjerrë kandidatë për kryetar komunash duke lënë të hapur mundësinë e mbështetjes së kandidatëve të njëri-tjetrit. Kjo, në veçanti do të vinte në shprehje për Shkupin ku BDI-ja nuk ka nxjerrë kandidat ndërsa LSDM-ja kandidatët të saj nuk ka nxjerrë në Çair, Tetovë, Gostivar, që nënkuptohet si mbështetje për partinë e Ahmetit.
“Parimisht ka disponim për bashkëpunim ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së, ne kemi koalicion në nivel qendror dhe këtë mendojmë ta përforcojmë këtë koalicion edhe në nivelin lokal, varësisht prej kontekstit lokal. Është ky një koalicioni i ri evropian dhe reformues që duhet ta kthen vendin në trajektoren e Bashkimit Evropian dhe mendoj se kjo është krejtësisht pozitive dhe kjo do të bëhet publike pas verifikimit të kandidaturave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve”, thotë Bujar Osmani, zëdhënës i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Kjo është konfirmuar tashmë edhe nga LSDM-ja e Zaevit edhe pse ende nuk ka një zyrtarizim publik mbi formën e bashkëpunimit.
Njohësit e çështjeve politike thonë se hezitimi për të publikuar koalicionin bëhet për të reagimeve të mundshme në opinion, pikërisht për shkak të akuzave që kanë pasur dy partitë ndaj njëra tjetrës deri para formimit të Qeverisë së re të formuar nga dy partitë. LSDM-ja deri para zgjedhjeve të 11 dhjetorit, por edhe pas tyre, BDI-në e cilësonte si parti të kriminalizuar që ishte në pushtet për më shumë se 10 vjet me OBRM-PDUKM-në e Nikolla Gruevskit. Në saje të këtyre akuzave, LSDM-ja në zgjedhje mori shumë vota të elektoratit shqiptar që sipas Mersim Maskuti, profesor i së drejtës kushtetuese dhe njohës i çështjeve politike, bëri që kjo parti të dalë me rezultat thuajse të barabartë me OBRM-PDUKM-në.
“Pazaret politike midis partive politike në Maqedoni në prag të zgjedhjeve lokale, nuk i shoh si qasje demokratike, aq më tepër kur një pjesë e votuesve shqiptarë kanë votuar partinë maqedonase që erdhi si rezultat i ndëshkimit të subjekteve politike shqiptare. Pra, askush nuk mund të thirret në emër të këtyre votuesve apo të punojnë për orientimin e tyre varësisht kalkulimeve politike. Ata duhet të lihen të lirë të votojnë, në mënyrë demokratik pasi ata me siguri se do të bëjnë zgjidhjen më të mirë se çdo subjekt tjetër i imponuar politik”, thotë Maksuti duke shtuar se qytetarët, në veçanti ata shqiptarë, duhet lënë vet të votojnë, pa ndikime apo imponime nga partitë, në këtë rast nga LSDM-ja.
Maksuti thotë se partia e Zaevit mund të jetë e detyruar të formojë koalicion me BDI-në për shkak të mbështetjes që mori në momentet e fundit për formimin e Qeverisë së re pas braktisjes së koalicionit shumëvjeçar më OBRM-PDUKM-në.
“Orientimi i Zaevit tek një pjesë e votuesve të tij që të votojnë BDI-në ose ndonjë subjekt tjetër, është në mënyrë imponuar pasi ai e ka pasur të kushtëzuar formimin e Qeverisë nga këto subjekte dhe në një mënyrë ai me dashje apo jashtë vullnetit të tij është i detyruar të hyjë në pazare të tilla politike, që për mendimin tim nuk është demokratike”, thotë Maskuti profesor i së drejtës kushtetuese dhe njohës i çështjeve.
Përveç këtij bashkëpunimi të mundshëm, koalicione tjera nuk janë paralajmëruar edhe pse nuk përjashtohet një mundësi e tillë në rrethin e dytë zgjedhor kur edhe do të vendoset për fituesin e zgjedhjeve në komuna. OBRM-PDUKM-ja disa herë ka bërë të ditur se do të votojë kundër partive në pushtet apo se votat e saj do të jenë vendimtare, por pa saktësuar se cilën parti do të mbështeste në këtë rast. Një koalicion i mundshëm në rrethin e dytë nuk përjashtohet as mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët, parti të cilat zhvilluan bisedime por pa arritur një marrëveshje konkrete për koalicion parazgjedhor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Në “Facebook” është krijuar një profil i rremë i Filipçes me përmbajtje të papërshtatshme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
ASH e Selës kërkon që Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Ilire Dautin
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri