Partia që humbi kudo që garoi

Në këtë bashki fitoi Leonidha Hristo i MEGA-s ndërsa kandidati i PBDNJ-së edhe pse i ndihmuar nga PD-ja dhe LSI-ja në këtë zonë humbi. MEGA u mbështet fort nga PS-ja. Në Konispol, PBDNJ-ja është renditur e treta me 20 për qind me gjithë mbështetjen e PD-së.
Edhe në Dropull fitoi Ahilea Decka, përfaqësues i koalicionit të djathtë, duke shënuar edhe herën e parë në historinë e pluralizmit që kjo zonë minoritare voton për të djathtën shqiptare.
Në Himarë ka fituar kandidati i majtë ndërsa Fredi Beleri i kandiduar nga Dule ka marrë vetëm 23 për qind të votave, transmeton Lapsi.al.
Dule nuk arriti të sigurojë as fitoren e “aleatëve” të minutës së fundit duke mbështetur PD në Sarandë. Kreshnik Bozho humbi përballë kandidates së majtë. Rezultat zhgënjyes për PBDNJ edhe në Gjirokastër. /Telegrafi/





















































