Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, i ka reaguar kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, duke e porositur që të mos i fus hundët në çështje që nuk i takojnë, por të merret me problemet e shumta të shqiptarëve në Maqedoni.
Hasani ka thënë për gazetën “Lajm” se Ali Ahmeti nuk duhet t’i mësojë qytetarët e Drenasit se për këtë të votojnë, por duhet të punojë më shumë për çështjen shqiptare në Maqedoni.
“Ali Ahmeti sot i paska dhënë mbështetje Ramiz Lladrovcit. Shikojeni nga kush i vjen mbështetja. Ali Ahmeti aq shumë dëme u ka bërë shqiptarëve të Maqedonisë, tash i ka mbetur vetëm t’i mësojë qytetarët e Drenasit se për kë të votojnë. Ali merru me problemet e shqiptarëve në Maqedoni, kujtoj shokët e tradhtuar, puno për lirimin e shokëve që po të kalben burgjeve, mundësoja shqiptarëve atje të flasin gjuhën e nënës”, ka thënë Hasani.
Ai e ka pyetur Ali Ahmetin se kush e ka porositur që t’i fus hundët në zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit në Kosovë. Hasani ia ka kujtuar atij se edhe zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen shumë shpejt dhe se shpreson që edhe atje të vendosin për ndryshim.
“Çka dhe kush të shtyri të fusësh hundët në zgjedhjet e Drenasit? Zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen shumë shpejt. Uroj që edhe shqiptarët atje të vendosin për ndryshime dhe të mos luaj më me ta dhe fatin e tyre Gruevski. Qytetarët e Drenasit e dinë për kë të votojnë. Drenasi ka vendosur për Isa Xhemjlajn”, është shprehur ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit