Interi ka marrë tri pikë të mëdha nga udhëtimi në Parma.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte ka triumfuar me rezultat të ngushtë 1-2, një fitore që ka bërë Neroazzurët të shtojnë distancën me ndjekësit që janë AC Milan.


Alexis Sanchez me dy gola në këtë takim ishte hero për mysafirët, derisa Hernani realizoi për vendasit.

Evqok96WgAAp9iy scaled

Pikërisht sulmuesi kilian mori edhe notën më të lartë në ndeshje 8,6, derisa paraqitje të mirë patën edhe mbrojtësin Stefan de Vrij dhe Alessandro Bastoni.

Ndeshje të mirë pati edhe Romelu Lukaku që asistoi në dy golat e Sanchez si dhe Achraf Hakimi.

Ndërkohë nota më e ulët në këtë takim shkoi për dy futbollistët vendas Lautaro Valenti dhe Juraj Kucka. /Telegrafi/

telegrafi sport app