LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti iranian djeg flamurin amerikan pas vendimit për paktin bërthamor

Parlamenti iranian djeg flamurin amerikan pas vendimit për paktin bërthamor

Irani ka reaguar me zemërim ndaj vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Ligjvënësit iranianë kanë djegur flamurin amerikan duke bërtitur në parlamentin iranian “Vdekje për Amerikën”.

Kryeparlamentari iranian, Ali Larijani ka thënë se përgjegjësia për ruajtjen e marrëveshjes ka rënë në Bashkimin Evropian dhe fuqitë tjera që janë ende pjesë e paktit.


“Vendimi i Trumpit për të braktisur marrëveshjen bërthamore ka qenë shfaqje diplomatike, Irani nuk ka obligim për të përmbushuar detyrimet e saj në situatën aktuale. Është e qartë se Trump e kupton vetëm gjuhën e forcës”, ka thënë Larijani para parlamentit në Iran, shkruan REL.

Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë përmes faqes së tij zyrtare se Trump “ka gabuar”.

Më 8 maj, presidenti Trump ka njoftuar se do të rikthejë sanksionet ekonomike ndaj Iranit duke u larguar nga pakti të cilin e ka cilësuar “marrëveshje të njëashme e cila nuk është dashur të krijohej kurrë”.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015, shtetet nënshkruese janë zotuar për tërheqje të sanksioneve ndaj Iranit në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor të kësaj të fundit.

Franca ka thënë se marrëveshja bërthamore “nuk ka vdekur” pavarësisht tërheqjes së SHBA-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Kalo në kategori