LAJMI I FUNDIT:

Paris, identifikohet autori i atentatit të dështuar

Paris, identifikohet autori i atentatit të dështuar

Autori i atentatit të dështuar në “Champs-Elysees” të Parisit është identifikuar si Adam Dzaziri, një person i kaluar që në vitin 2015 në listën e individëve problematikë për sigurinë, nisur nga lidhjet e tij me lëvizjen radikale islamike.

Sipas medieve, 31-vjeçari ishte nën ndikimin e ideologjisë salafiste, por nuk kishte dosje penale.

Momente frike u përjetuan në Paris, kur agresori përplasi qëllimisht makinën e tij me një furgon policie.


Automjeti shpërtheu menjëherë dhe 31-vjeçari u nxor prej tij i lënduar rëndë. Ai ndërroi jetë më vonë në spital.

Brenda në makinë u gjetën bombola gazi, armë të ndryshme dhe municione. Për ministrin e Brendshëm francez, Gerard Collomb, incidenti tregoi se gjendja e jashtëzakonshme e Francës përballë sulmeve terroriste duhet të zgjatet.

Ajo vazhdon që nga viti 2015 dhe skadon muajin e ardhshëm, por Collomb ka ndërmend të paraqesë një projektligj për shtrirjen e kësaj mase deri në nëntor.

Në trend Botë

Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Kalo në kategori