Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot (e enjte) ka qenë i pranishëm në inagurimin e një menseje sociale në lagjen e Shkozës në Tiranë, e cila njëkohësisht është mensa e tretë e hapur në këtë qytet.

Përderisa ishte i pranishëm bashkë me qytetarët që do ushqehen atje, i pari i Tiranës nuk hezitoi që të përvjelë mëngët, dhe të fillojë të shpërndajë ushqimin për të pranishmit.


Ai gjithashtu është fotografuar bashkë me fëmijët e asaj lagje, të cilët janë shumë të lumtur që tani e tutje do të ushqehen shëndetshëm.

"Mbajtëm fjalën, që askush të mos ngryset në Tiranë pa një vakt të ngrohtë!", ka shkruar Veliaj në mbishkrimin e fotografive në Facebook. /Telegrafi/

veliaj2

veliaj3

veliaj4

veliaj5

veliaj6

veliaj7