LAJMI I FUNDIT:

Paratë për zbukurimin e Tetovës dhe Gostivarit do të jepen për qëllime sociale

Paratë për zbukurimin e Tetovës dhe Gostivarit do të jepen për qëllime sociale

Në prag të festës së Vitit të Ri, pothuajse çdo qytet në botë stoliset në mënyra të ndryshme. Në shumë qytete pushtetet ndajnë me qindra e mijëra euro për dekorime dhe manifestime të ndryshme. Dy qytetet e Pollogut, Gostivari dhe Tetova, edhe këtë vit nuk do të ndriçojnë për festat e fund vitit, ngase paratë për këtë qëllim janë dedikuar për qëllime humanitare.

Komuna e Gostivarit ka vendosur që të ndajnë mjete në mënyrë simbolike në vlerë prej 1 milion e 500 mijë denarëve për zbukurimin e qytetit për shkak të festës së Vitit të Ri. Kësisoj, pritet që Komuna e Gostivarit të zbukurojë vetëm pjesën qendrore, kurse mjetet tjera do të destinohen për blerjen e 100 tabletave për nxënësit me status të rrezikuar social, të cilët kanë pasur vështirësi për të ndjekur mësimin online gjatë kohës së pandemisë.

“Komuna e Gostivarit, në buxhetin e saj kishte paraparë për zbukurimin e qytetit mjete në vlerë prej 1 milion e 500 mijë denarë. Mirëpo, ne vendosëm që një shumë e caktuar të shkojë për blerjen e 100 tabletave për nxënës, të cilët vijnë nga familje me status të rrezikuar social, kurse do të ketë një stolisje shumë simbolike në qendër të qytetit, dhe me këtë dëshirojmë të dërgojmë mesazh se si duhet të veprohet në kohë pandemie, kur kemi shumë më pak mjete apo të hyra se sa viteve të kaluara”, thonë nga Komuna e Gostivarit.


Viti që po e lëmë pas për pothuajse tërë popullatën botërore shkaktoi probleme të shumta, ku krahas aspektit shëndetësor, shumë njerëz u përballën edhe me humbje të vendeve të punës dhe me probleme në aspektin financiar. Nga Komuna e Gostivarit shpresojnë që ky vit të kalojë sa me më pak pasoja dhe njerëzit vitin e ardhshëm t’i kthehen normalitetit. Edhe qendra e Tetovës nuk do të dekorohet për festat e fund vitit, kurse mjetet financiare të parapara për këtë do të shkojnë në luftën me virusin korona dhe programe sociale. Në buxhetin e Komunës së Tetovës për zbukurimin e qytetit ishin ndarë rreth 3 milionë denarë, ndërkaq me përkeqësimin e situatës me virusin korona, këto mjete do të dedikohen diku tjetër, sepse kështu kanë vlerësuar autoritetet komunale.

“Mjetet të cilat paraprakisht ishin paraparë për dekorimin e qytetit do të ridestinohen në luftën me Kovid-19 dhe programe sociale, bëhet fjalë për rreth 3 milionë denarë”, thonë nga Komuna e Tetovës. Ky është viti i dytë që Komuna e Tetovës ridestinon mjete për qëllime të tjera dhe jo për zbukurimin e qytetit në prag të festave të fund vitit. Vitin e kaluar mjetet për këtë qëllim u dërguan për nevojtarët e tërmetit katastrofal në Shqipëri./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori