LAJMI I FUNDIT:

Paratë binin nga qielli në Çeki, influencuesi hedh nga helikopteri një milion dollarë – mijëra banorë vrapojnë pas tyre

Paratë binin nga qielli në Çeki, influencuesi hedh nga helikopteri një milion dollarë – mijëra banorë vrapojnë pas tyre

Mijëra njerëz në Çeki të dielën e kaluar, kanë mbledhur kartëmonedha prej një dollarë që binin nga qielli.

Ishte një lojë shpërblyese që e mendoi regjisori dhe influencuesi çek, transmeton Telegrafi.

Producenti çek i filmave, aktori, investitori dhe influencuesi Kamil Bartoshek ka hedhur një milion dollarë (940 mijë euro) nga helikopteri mbi qytetin çek Lisa.


Paratë fillimisht janë dedikuar për fituesin e lojës shpërblyese që e kishte organizuar. Bartoshek, i njohur për opinionin çek si Kazma, në shtator mblodhi një milion dollarë në kartëmonedha 1 dollarëshe dhe i futi në një kontejner që mund të hapej me shifratorin nga filmi i tij, i cili nga gushti po shfaqet nëpër kinema.

Mbi 100 mijë persona të dielën pranuan një e-mail, me njoftimin se ku dhe kur paratë do të gjuhen nga helikopteri. Për t’ua vështirësuar “rrugën” drejt parave, është dashur të gjejnë kodin e shifratorit që zbulonte lokacionin. Në fund u mblodhën rreth 4 mijë persona.

Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihen mijëra njerëz duke vrapuar, në tentim të kapin qeset e plastikës dhe çantat për të mbledhur sa më shumë para.

E disa që u shfaqën më kreativ, përdorën ombrellat që i kthyen në anën e kundërt dhe u shërbyen si çanta.

@igotabad.idea 1M$ MONEY RAIN ????? #kazma #kazma_kazmitch #miliondolaru #dolar ♬ ONEMANSHOW – Main Theme – Official Soundtrack – ONEMANSHOW: The Movie

Çdo kartëmonedhë ishte e pajisur me një kod QR me linkun për platformën online ku fituesit mund të dhuronin paratë për qëllime bamirësie.

E në këtë ngjarje morën pjesë edhe policët, zjarrfikësit, mjekët, punonjësit e sigurimit, por që nuk kishte pasur nevojë për intervenim. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Fun
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Momenti kur një grua shpëton qenin duke rënë nga dritarja e katit të fundit të banesave në Brazil

Momenti kur një grua shpëton qenin duke rënë nga dritarja e katit të fundit të banesave në Brazil

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Kalo në kategori