Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte që vende-vende të sjellin shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë celsius, transmeton Telegrafi.


"Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare", thuhet në njoftimin e IHMK. /Telegrafi/

23 e1600798389327