Parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell.
IHKM bën të ditur se do të ketë pak vranësira, sidomos për rreth relievit malor, por nuk parashikohet reshje, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit të IHKMK, indeksi UV do të jetë sërish me vlera të larta dhe udhëzimet e IKSHP do të jenë në dobi të popullatës, sidomos të një shtrese te saj me probleme kronike.
Presioni atmosferik do të vazhdoj me vlera të mbi normales.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































