LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të thata dhe të qëndrueshme si dhe njëkohësisht të frohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa duke filluar nga orët e pasdites dhe kryesisht mbrëmjes shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtesi mesatare deri në 8m/sek, e cila në orët e mbrëmjes fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri në 14-18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe lugina. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës nga 1-5 ballë.


Temperaturat parashikohen nga -8 deri në 10 gradë Celsius. /Telegrafi/