LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh. Orët e para të ditës nisin me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën veriperëndimore të vendit. Nga orët e mesditës reshjet me intensitet të ulët prekin pothuajse pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet fitojnë intensitet deri në mesatar e lokalisht të lartë në veri shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në Alpe reshje të dobëta bore.

Mjegull/mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.


Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në orët e mesditës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 10-14m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 5 në 25 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori