Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të mesditës e pasdites, në një pjesë të madhe të territorit.


Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 10-17 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 9 në 28 gradë Celsius. /Telegrafi/