Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura.


Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezentë prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s

Deti - Valëzimi i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/