Paraqitja e mirë nuk shkoi deri në fund, Aro Muric me gafë të rëndë që i kushton me pikë Burnleyt
Arijanet Muric ka bërë gafë të rëndë me Burnleyn për ndeshjen e dytë radhazi, kësaj radhe ndaj Brighton, ku ndeshja u mbyll 1-1.
Portieri i Kosovës pësoi gol në minutën e 79-të, kur topin e kthyer nga bashkëlojtari i tij nuk arriti ta perceptonte siç duhet dhe topi përfundoi në rrjetë.
Burnley ishte në epërsi 1-0 ndaj Brightonit deri para gabimit të 25-vjeçarit.
Muriq pati paraqitje të shkëlqyeshme deri kur e pësoi golin, duke bërë pritje të mëdha.
Muric gabim të rëndë bëri edhe ndeshjen e kaluar ndaj Evertonit, të cilën Burnley e humbi 1-0.
Muric e ka zënë vendin e Traffordit në ndeshjet e fundit, pasi gjatë tërë sezonit ka qenë portier i dytë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























