Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se do të “përfundojë punën” me Iranin me mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump.
Netanyahu po fliste së bashku me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i cili po viziton Izraelin në udhëtimin e tij të parë zyrtar në rajon që nga marrja e rolit.
“Gjatë 16 muajve të fundit, Izraeli i ka dhënë një goditje të fuqishme boshtit terrorist të Iranit. Nën udhëheqjen e fortë të presidentit Trump, nuk kam asnjë dyshim se ne mund dhe do ta përfundojmë punën”, tha Netanyahu.
Ndërsa Rubio tha se “nuk mund të ketë kurrë një Iran bërthamor”, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
“Është e rëndësishme të theksohet vazhdimisht se nëse flasim për Hamasin ose për Hezbollahun, flasim për dhunën në Bregun Perëndimor, ose flasim për destabilizimin në Siri, ose flasim për ndonjë nga këto çështje që janë milicitë në Irak, të gjithë kanë një temë të përbashkët – Iranin”, tha Sekretari amerikan.
“Kjo duhet të adresohet”, shtoi ai.
Bëhet e ditur se agjencitë e inteligjencës amerikane paralajmëruan kohët e fundit si administratat Biden ashtu edhe Trump se Izraeli ka të ngjarë të përpiqet të godasë objektet kyçe të programit bërthamor të Iranit këtë vit.
Por, gatishmëria e Izraelit për të përdorur forcën ushtarake bie ndesh me dëshirën aktuale të presidentit Donald Trump për një marrëveshje paqeje me Teheranin dhe inteligjenca amerikane paralajmëron se sulmet e mëdha në vendet bërthamore iraniane mund të rrisin rrezikun e një lufte më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Në përgjithësi, Izraeli është gjithashtu duke ndjekur qëllimin më të gjerë për të shkaktuar ndryshimin e regjimit në Iran, sipas një nga raporteve të fundit të inteligjencës amerikane.
Ndryshe, Rubio zbarkoi në Tel Aviv të shtunën mbrëma, ku u përshëndet nga Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, në pjesën e parë të udhëtimit të tij në rajon.
Ai u takua me Netanyahun në zyrën e tij në Jerusalem të dielën në mëngjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dodik raportohet se ka ikur në Rusi

Skandal i ri në administratën Trump: Hegseth e mori gruan në takime me ushtarakë të huaj

Një limuzinë shpërthen në qendër të Moskës - besohet të jetë e Putinit

Një grua u shpëtua nga rrënojat pas 30 orësh - tërmeti ka marrë jetën e mbi 1600 personave në Mianmar

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Tërmeti tronditi edhe Tajlandën, publikohet reagimi i turistit që ndodhej në çati të ndërtesës kur u shkund toka

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata