LAJMI I FUNDIT:

Paraburgimi i Koçan nesër në seancë publike në Gjykatën e Apelit

Paraburgimi i Koçan nesër në seancë publike në Gjykatën e Apelit

Nesër në seancë publike Gjykata e Apelit do ta rishikojë ankesën e mbrojtjes së pronarit të TV Nova, Sead Koçan. Nga gjykata për “Televizionin 24” kanë theksuar se me kërkesë të njërës palë, seanca do të jetë publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancë prokurorët nga PSP-ja dhe të mbrojtjes do të theksojnë argumentet rreth ligjshmërisë së vendimit, që biznismeni të arrestohet.

Mbrëmë nga Gjykata Penale informuan se lënda për ankesë nga mbrojtja e Koçan është kompletuar dhe është dërguar në Gjykatën e Apelit./Telegrafi.