LAJMI I FUNDIT:

Pandora thyen rekordin e të hyrave dhe përdoruesve

Pandora thyen rekordin e të hyrave dhe përdoruesve

Shumica e njerëzve e preferojnë Pandora’n si shërbimin e saj muzikor për telefonat e mençur mobil.

Të paktën këtë e thotë vetë Pandora, e cila ka deklaruar një rritje në 71.5 për qind të pjesëmarrjes së tregut në SHBA.

Gjithashtu, Pandora ka deklaruar se numri i përdoruesve të këtij shërbimi në SHBA ka arritur në 150 milionë.

Megjithatë, kjo nuk është e tëra, pasi që Pandora gjithashtu është aplikacioni i dytë më i famshëm në Apple iOS, sepse të gjithë duket se e shkarkojnë këtë aplikacion tani.


Vetëm gjatë vitit 2012-2013, Pandora ka shtuar rreth 51.9 milionë përdorues aktiv, dhe kjo paraqet një rritje prej 53 për qind krahasuar me një vit më herët, e cila biznesit i ka sjell 80.8 milionë dollarë, 70.5 prej të cilave kanë ardhur nga reklamimi. / Telegrafi /