Transformimi digjital po shihet si opsioni më efektiv nga bizneset për të vazhduar operimin në mënyrë të rregullt, pavarësisht masave kufizuese të lëvizjes dhe distancimit shoqëror si pasojë e pandemisë.
Kjo u tha gjatë një forumi virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku u diskutua mbi ndryshimin e mënyrës së shitjeve në kohën e Coronavirusit.
Drejtori ekzekutiv në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK), Uranik Begu theksoi se ndryshimet gjithmonë ndodhin në situata të caktuara nxitëse, rrjedhimisht kjo gjendje pandemie mund të jetë një ndër faktorët kryesorë që do të sjellë një orientim të ri ekonomik, duke transformuar sjelljen e konsumatorit si dhe proceset e punës.
Begu potencoi se ICK vazhdimisht ka kontribuar në rritjen e vetëdijesimit për digjitalizimin dhe përdorimin e shërbimeve online, duke e parë se kjo qasje është një trend global në rritje.
Megjithatë, ai konsideron se në Kosovë ka ende shumë hapësirë për përmirësim në këtë aspekt, derisa u bën thirrje institucioneve shtetërore dhe atyre mbështetëse që të mobilizohen dhe të investojnë në aspektin teknik dhe atë të vetëdijesimit për zhvillimin e digjitalizimit si një stimulues gjatë kësaj krize.
Mërgim Cahani, themelues dhe kyeshef ekzekutiv në Gjirafa, tha se në Kosovë tregtia elektronike është ndër sektorët me rritjen më të madhe pas goditjes nga pandemia.
Sipas tij, kjo rritje do të vazhdojë edhe më tutje duke marrë parasysh se bizneset me qasje tradicionale ndaj shitjeve, tashmë kanë filluar të qasen në tregti elektronike, ndërsa edhe nga ana e konsumatorëve dita ditës mund të vërehet ndryshimi i shprehive të blerjes.
Ai tha se Gjirafa u ofron ndërmarrjeve tregtare mundësinë e shpejtë për regjistrim dhe kalim të shitjeve përmes internetit.
Cahani theksoi se ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë të zhvillimit të shitjeve online, dhe meqenëse shumë njerëz tashmë kanë filluar të përshtaten me këtë trend të ri, brenda disa viteve Kosova do të mund të krahasohet me tregjet e shteteve më të zhvilluara.
Arianit Fazliu, bashkëthemelues dhe kryeshef ekzekutiv në kompaninë Kutia, vlerësoi se mënyrat tradicionale të shitjes janë kufizuar apo ndaluar si pasojë e pandemisë COVID-19 edhe rezistenca e dikurshme ndaj largimit të mënyrës tradicionale të punës dhe transformimit digjital ka filluar të shuhet.
Ai foli për rritje të kërkesave për zhvillim të platformave për shitje online nga kompanitë e shumta evropiane, duke shprehur besimin se edhe kompanitë kosovare do të ndjekin trendë të njëjta. Ai shtoi se kompania e tij po mundohet që të kontribuojë në digjitalizimin e bizneseve ashtu që zinxhiri ekonomik të vazhdojë funksionimin, duke e marrë parasysh se kërkesat janë dukshëm të shtuara.
Fazliu tha se transformimi digjital është rruga drejt së ardhmes dhe i inkurajoi kompanitë që të fillojnë këtë tranzicion i cili po shihet si një rrugëdalje për zhvillimin e biznesit në këtë kohë pandemie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker