Çdo hapësirë mund ta bëjë shumë të bukur

Pampas është nga familja e bimëve dhe ka prejardhjen nga Amerika Jugore, më saktësisht nga Argjentina, Uruguai dhe pjesa jugore e Brazilit.


Emrin e ka marrë sipas pampasëve në të cilët rriten dhe ato janë stepa me bar në juglindje të Amerikës Jugore, transmeton Telegrafi.

1610483753 Depositphotos 417116604 s 2019 Depositphotos

Ajo u soll në Evropë në fund të 18-të ose në fillim të shekullit të 19-të dhe filloi të përdoret për qëllime dekorative.

Bari ka formë shkurreje, ndërkaq lulet e tij janë si pupla që e bëjnë zgjedhje shumë të bukur kur është fjala për dekorimin. Shtëpinë do ta bëjë krejtësisht ndryshe.

1610483752 Depositphotos 355045626 s 2019 Depositphotos

Mund të kultivohet kudo, çdo kopshti do t’i japë notë elegance me lulet puplore ngjyrash të llojllojshme.

Arrin lartësinë e pabesueshme edhe deri në 2 metra e gjysmë, pra mund të jetë për gardh ideal.

iris co london pampas grass wedding flowers urban boho florals 5

Kjo bimë tashmë disa sezone është në vendin e parë kur bëhet fjalë për dekorimin e enterierit.

Mund ta gjeni në dyqane të luleve. Zgjidhni një vazo të përshtatshme që ambientin tuaj do të bëjë sikur nga katalogu. /Telegrafi/

justinecelina all about pampas grass featured 1