LAJMI I FUNDIT:

Pamje të tmerrshme – iraniani ecë me kokën e gruas në dorë, ia preu për “çështje nderi”

Pamje të tmerrshme – iraniani ecë me kokën e gruas në dorë, ia preu për “çështje nderi”

Një video tronditëse kapi një burrë iranian duke buzëqeshur teksa ecte nëpër rrugë duke shtrënguar kokën e prerë të gruas së tij 17-vjeçare – të cilës ia preu kokën në një “vrasje nderi”.

Pamjet e tmerrshme tregojnë Sajjad Heydarin duke shëtitur nëpër një lagje në Ahvaz, një qytet në provincën jugperëndimore të Khuzestanit, të shtunën me kokën e Mona Heydarit në njërën dorë dhe një thikë në tjetrën, raportoi East2West News.

Mona, e cila gjithashtu ishte kushërira e Sajjadit, ishte detyruar të martohej me të kur ishte vetëm 12 vjeç, sipas Komitetit të Grave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.


Thuhet se ajo vuante nga abuzimi në familje, por iu bë presion për të qëndruar në vend për hir të djalit të tyre 3-vjeçar, edhe pse ajo kishte shprehur dëshirën e saj për t’u shkurorëzuar, raporton nypost.

Adoleshenti më në fund u arratis në Turqi, por u kthye pasi e kishte të vështirë të jetonte vetëm në një vend tjetër.

Disa ditë më vonë, Sajjad dhe vëllai i tij dyshohet se i kanë lidhur duart dhe i kanë prerë kokën. Trupi i saj u hodh përpara se burri i saj të parakalonte nëpër rrugë me kokën e saj.

Një zyrtar policor tha se motivi i vrasjes ishin “dallimet familjare”.

Komiteti i grave tha se “nuk kalon asnjë javë pa ndonjë vrasje nderi”. “Në një raport të botuar në vitin 2019, gazeta e përditshme shtetërore Sharq shkroi se mesatarisht 375-450 vrasje kryen gjatë një viti në Iran”, njoftoi NCRI.

Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve Rokna thuhet se u mbyll pasi publikoi videon tronditëse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Botë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Botë
Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Amerika
Sekretari amerikan i Shtetit thotë se nuk ka folur me Zelenskyn që nga përplasja e së premtes në Shtëpinë e Bardhë

Sekretari amerikan i Shtetit thotë se nuk ka folur me Zelenskyn që nga përplasja e së premtes në Shtëpinë e Bardhë

Botë
Disa të lënduar në makthin e anijes turistike, ndërsa ajo goditet nga

Disa të lënduar në makthin e anijes turistike, ndërsa ajo goditet nga "stuhia e egër" gjatë udhëtimit nga Sidnei

Australia
Kalo në kategori