Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, arriti mbrëmjen e së hënës në Kosovë.
Ajo ateroi në aeroplanin “Adem Jashari” në Prishtinë, teksa do të qëndrojë për tri ditë rresht në vendlindjen e saj.
Megjithëse e mirëpritur nga shumë gazetarë, Rita nuk shprehu dëshirën që të prononcohet para mediave lidhur me ardhjen e saj.
Këngëtarja shqiptare u pa e shoqëruar nga truproje të shumta, teksa pranë gjendej edhe motra e saj, Elena.
Arsyeja e rikthimit të Ritës në vendlindje është bërë e qartë tash e disa ditë, kjo pasi artistja në bashkëpunim me brendin e njohur “Escada” do të realizojnë një fushatë sensibilizuese, për tu dalë në ndihmë viktimave të dhunës në Kosovë.
Aktivitetet e saj do të bëhen të ditura përgjatë tri ditëve në vazhdim. /Telegrafi/