LAJMI I FUNDIT:

Pamje të reja dramatike të përmbytjes së një anije me 48 persona në Maldive

Pamje të reja dramatike të përmbytjes së një anije me 48 persona në Maldive

Një anije traget me shpejtësi, që transportonte 48 persona, u mbyt më 2 mars në brigjet e Maldiveve pasi dallgët e forta përmbytën motorin, duke e lënë mjetin lundrues të papërdorshëm në mes të detit.

Pasagjerët, mes të cilëve kishte familje me fëmijë, u gjendën papritur përballë një situate të rrezikshme, ndërsa uji filloi të mbushte kabinën e anijes me shpejtësi.

Pamjet filmike, të publikuara pas ngjarjes, tregojnë momentet e panikut, me ujin që depërton vrullshëm në bord dhe pasagjerët që përpiqeshin të merrnin masat e shpëtimit.


Shumë prej tyre hasën vështirësi në fryrjen e jelekëve të shpëtimit, pasi disa prej tyre ishin të dëmtuar ose me defekt. Pa zgjidhje tjetër, njerëzit u detyruan të hidhnin në det për të shpëtuar veten, duke u përballur me dallgët e larta dhe ujërat e ftohta, ndërsa prisnin ndihmën.

Ngjarja ndodhi gjatë një alarmi të verdhë për stuhi dhe erëra të forta, të cilat e kishin bërë detin të rrezikshëm për lundrim. Autoritetet kishin paralajmëruar për kushtet e vështira atmosferike, por pavarësisht kësaj, trageti vazhdoi rrugëtimin, duke u përballur më pas me fatkeqësinë.

Një ditë më parë, reshje rekord shiu kishin shkaktuar përmbytje masive në disa pjesë të Maldiveve, duke krijuar kaos dhe dëme të mëdha materiale.

Për shkak të situatës së rëndë, presidenti i vendit, Mohamed Muizzu, shpalli 3 marsin si festë publike, duke u dhënë qytetarëve një ditë pushimi për t’u përballur me pasojat e motit ekstrem. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Kalo në kategori