Disa pamje të rralla të siguruara nga BBC tregojnë momentin se si Koreja e Veriut dënon publikisht dy adoleshentë me 12 vjet punë të rëndë të cilin kishin shikuar seriale jug-koreane.

Pamjet që si duket se janë xhiruar në vitin 2022, tregojnë dy djem 16-vjeçarë me pranga në duar përballë qindra studentëve në një stadium të jashtëm, transmeton Telegrafi.


Videoja gjithashtu tregon oficerët duke i qortuar djemtë për këtë vepër.

Seritë televizive jug-koreane si dhe muzika janë rreptësisht të ndaluara në Korenë e Veriut.

Kështu, disa rrezikojnë dënime të rënda nëse i sigurojnë seritë jug-koreane, të cilat kanë një audiencë të madhe globale.

Pamjet si kjo janë të rralla, pasi Koreja e Veriut që imazhet dhe videot të jetës atje të dalin në botën e jashtme.

Megjithatë kjo video u sigurua nga BBC përmes institutit kërkimor që punon me dezertorët nga veriu. /Telegrafi/