Pamje nga vendi i shpërthimit në Shkodër, i plagosur punonjësi i tatimeve

Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot në Shkodër në lagjen "Arra e Madhe".
I lënduar ka mbetur 38-vjeçari, Enea Busukja, pasi tritoli ishte vendosur në automjetin e tij.
Policia thotë se sapo Enea Busukja ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer lënda plasëse, raporton euronews.al
Si pasojë e shpërthimit, Enea Busukja, 38 vjeç, u lëndua dhe u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Enea Busukja punon si specialist i monitorimit në terren pranë Drejtorisë së Monitorimit në Terren, në rajonin e veriut.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Shpërthimi me tritol në Shkodër, pamjet nga vendi i ngjarjes
Shpërthim me tritol në Shkodër në lagjen Arra e Madhe.
Lënda plasëse është vendosur në garazhin e një pallati.
Paraprakisht raportohet për një person të plagosur. pic.twitter.com/C5NpZa8OGj
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 28, 2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































