LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga momenti i vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin, autori i maskuar i drejton armën teksa biznesmeni po pinte kafen

Pamje nga momenti i vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin, autori i maskuar i drejton armën teksa biznesmeni po pinte kafen

Është publikuar një foto nga momenti i vrasjes së sotme në Shëngjin, kur autori i drejton armën në distancë shumë të afërt Adrian Nikulajt brenda në lokalin e tij, teksa po konsumonte kafen.

Autori i kamufluar ka hyrë me skafandër motori në kokë brenda lokalit i veshur me jelek fosforeshent dhe me maskë në fytyrë. Ai e ka qëlluar 7 herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit dhe është larguar me motor, teksa ende ndodhet në arrati.


Biznesmeni Nikulaj ishte ulur i vetëm në lokalin e tij dhe siç shihet në foto ka qenë duke konsumuar kafen.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit apo autorëve.

Atentat me armë zjarri në Shëngjin, mbetet i vrarë biznesmeni
Lexo po ashtu Atentat me armë zjarri në Shëngjin, mbetet i vrarë biznesmeni

Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj ai ishte kandidat për Këshillin Bashkiak.

Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.

Konkretisht në vitin 2003 ai është dënuar me katër muaj burg për armëmbajtje pa leje, kurse në vitin 2006 ka marrë gjobë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.

Qarku i Lezhës ka precedentë në krime që prekin personazhe të përfshira në procesin zgjedhor. Qershorin e vitit 2013 si pasojë e të shtënave nga armët e zjarrit, mbeti i vdekur në vend 49-vjeçari Gjon Gjoni, i cilësuar si simpatizant i LSI.

Në këtë breshëri armësh mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, kandidati i PD-së, Mhill Fufi njëkohësisht edhe nënkryetar i qarkut si dhe i afërmi i tij Kastriot Fufi. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori