Telegrafi

Pamje e re e xhinsave

XHINSET JANË BAZA
Vishni xhinset bashkë me këmishën me lule dhe do të dukeni femërore. Shtoni edhe rripin, çantën dhe çizmet gjysmë të gjata.

XHAKETA E BUTË
Xhaketën teksas visheni me fustanin me lule, çizme të gjata të lëkurës dhe çantën.

PANTALLONAT OSE JELEKUN
Jeleku teksas kombinojeni me këmishë të bardhë pambuku dhe me pantallona. Këpucët e rrafshëta dhe byzylykët do ta plotësojnë pamjen tuaj.
Xhinset janë bazë e çdo stili. Me xhaketë bashkë me këpucët me taka dhe me çantë mund të shkoni edhe në zyrë, derisa fanellat me zbukurime janë zgjedhja e vërtet për çdo vajzë.

FUNDI ËSHTË KLASIKË
Fund teksas siç duket ky kanë shumica e femrave. Kombinimi me ngjyra të bardha, të kuqe apo të kaltër – fanella, xhemperi baletanet – është i përsosur.

/Telegrafi/