LAJMI I FUNDIT:

Palmer: Kosovës i nevojitet stabilitet energjetik

Palmer: Kosovës i nevojitet stabilitet energjetik

Gjatë fjalimit të tij në sheshin e qytetit të Prishtinës me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të luftës, zëvendëssekretari i SHBA-ve, Matthew Palmer, thekson se një ndër sfidat kryesore të shtetit të Kosovës është krijimi i stabilitetit energjetik.

Kjo edhe njëherë rikonfirmoi përkushtimin e SHBA-ve për stabilitet energjetik në Kosovë, në periudhën kur shumica e vendeve në rajon po ndërtojnë termocentrale të reja nga qymyri.

“Liderët duhet të synojnë zhvillimin ekonomik dhe të kenë cak sfidat, duke krijuar një stabilitet energjetik dhe një klimë ku ndërmarrësit e rinj mund të lulëzojnë”, tha Palmer.


Kjo është hera e dytë që Palmer deklarohet rreth ndërtimit të termocentralit. Përveç Palmer, edhe ambasadorë të ndryshëm të SHBA-ve ishin deklaruar në përkrahje të termocentralit të ri, për ndërtimin e të cilit investitori Contour Global dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik kanë angazhuar gjigantin amerikan, General Electric.

Ndryshe, më herët Palmer kishte thënë se termocentrali ka përkrahje të fortë nga SHBA-të.

“Absolutisht, ne jemi të përkushtuar për realizimin e projektit”, kishte deklaruar ai pas pyetjes nëse SHBA-të mbështesin Kosovën e Re.

Palmer kishte deklaruar se projekti i ‘Kosova e Re’ do të sigurojë energji më se të nevojshme dhe pandërprerë për Kosovën si dhe do të ketë ndikim pozitiv në mjedis.

Palmer ishte shprehur i lumtur që një kompani amerikane po drejton projektin ‘Kosova e Re’.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Ekonomi
Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Ekonomi
Kalo në kategori