LAJMI I FUNDIT:

Palmer ia konfirmon Veselit: Qëndrimi i SHBA-së për Kosovën, i pandryshueshëm

Palmer ia konfirmon Veselit: Qëndrimi i SHBA-së për Kosovën, i pandryshueshëm

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot drejtorin e Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Veseli ka falënderuar Palmer për vizitën e tij, duke konfirmuar më tej se Kosova do të vazhdojë në rrugën e saj drejt konsolidimit të shtetit, si dhe përkushtimin e palëkundur për integrim në BE dhe fuqizimin e demokracisë.


Kreu i Kuvendit e ka siguruar drejtorin Palmer se Kosova do t’i përmbushë obligimet e saj ndërkombëtare, pjesë e së cilës është edhe ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai, po ashtu, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e dy vendeve dhe stabilitetin në Ballkan.

Veseli dhe Palmer kanë diskutuar edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

Kryeparlamentari është zotuar se ky proces do të bëhet në koordinim të plotë me SHBA-në.

Drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, nga ana e tij, ka pohuar se qëndrimi i SHBA-ve karshi Kosovës dhe Ballkanit është i pandryshueshëm.

Ai ka thënë se SHBA do të vazhdojë ta përkrahë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se dialogu është mënyra më e mirë për të ecur përpara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori