Pakistani siguron që ndihmat do të shkojnë tek viktimat

Me këtë do të sigurohet që donacionet të mbërrijnë tek viktimat e përmbytjeve, tha ministri i Brendshëm Rehman Malik.
Nisur nga përmasat në rritje të katastrofës së përmbytjeve në Pakistan, Bashkimi Evropian synon të zhvillojë një konferencë të shpejtë ndërkombëtare donatorësh. Aty do të mblidheshin shuma të mëdha parash për rindërtimin afatgjatë të vendit aziatik, tha Presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso.
Në Pakistan përmbytjet shkretuan zona të tjera bashkë me rrugët e tyre në drejtim të jugut. Të gjitha rajonet arrihen vetëm me helikopterë. Miliona njerëz janë ende duke pritur për ndihma. Organizata humanitare për refugjatë e OKB-së dhe Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ankohen se nevojat dhe mjerimi janë të paimagjinueshme.
Mungojnë ushqimet, uji i pijshëm, çadrat, batanijet, kamionët, helikopterët dhe punonjësit. Bashkësia ndërkombëtare ende nuk e ka idenë e përmasave të katastrofës në Pakistan. /Telegrafi/




















































