Ban tha se ka ardhur që popullit të Pakistanit t'i thotë se komuniteti ndërkombëtar i mbështet ata.

Kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani, tha se autoritetet tash vlerësojnë se afro 20 milionë njerëz janë prekur nga vërshimet, që mendohet se janë kriza më e madhe humanitare në historinë e Pakistanit.


Pakistani dje e ka anuluar festimin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë nga Britania, në vitin 1947, në shenjë të respektit për viktimat e katastrofës, njofton RFE.

Zyrtarët e OKB-së kanë konfirmuar së paku një rast të sëmundjes kolera, në rajonin Swat Valley, ndërsa thuhet se mund të paraqiten edhe raste të tjera të sëmundjes në rajonet e goditura rëndë nga vërshimet. Nëse nuk trajtohet menjëherë, Kolera mund të shkaktoj vdekjen. /Telegrafi/