Nëse veç jeni adhurues i video-lojërave, atëherë me shumë gjasë jeni pak a shumë të informuar edhe me performancat e kompjuterëve dhe sa të rëndësishme janë ato që të keni një performancë të jashtëzakonshme kur luani.

Por ndonëse ka kompjuterë që janë të përshtatshëm që t’i luani video-lojërat e preferuara, ka edhe prej kompjuterëve që konsiderohen BISHA në industrinë e tyre për shkak të super performancave që i kanë.

Një kompjuter i tillë është edhe HAL3000 MCR Finale, e të cilin Telegrafi Deals e sjell me zbritje prej 13%.

Performancat e HAL3000 MCR Finale

KY kompjuter është i ndërtuar me procesorin 6-bërthamësh i5 të gjeneratës së 10-të të Intel Core dhe ka një grafikë të serisë AMD Radeon 6000.

Procesori po ashtu ka teknologjinë HyperThreading për multitasking më të qetë me aftësinë për të përpunuar deri në 2 procese njëkohësisht në një bërthamë dhe është i akorduar në 2.9 Ghz ose deri në 4.3 Ghz në modalitetin turbo.



Procesori plotësohet me memorien RAM me kapacitet prej 16GB i cili arrin shpejtësinë 2666 MHz (2x8GB Kingston Fury Beast Black).

Prodhimi i videos sigurohet nga kartela grafike Sapphire Radeon PULSE RX 6600 XT Gaming OC, e cila ka 8GB memorie GDDR6.

Hard diski prej 1 terabajt SSD siguron mjaft hapësirë për t’i ruajtur të gjitha të dhënat dhe lojërat që dëshironi t’i luani.

Kasa e kompjuterit ka edhe ftohës për procesor SilentiumPC Spartan 4 EVO ARGB.

E qershia mbi tortë është se ky kompjuter BISHË vjen me një zbritje prej 1,264.50 euro në 1,099.50 EUR duke aplikuar promo code “Telegrafi” gjatë procesit të blerjes!

"]"]