Gjatë muajve të fundit kemi parë shumë yje, modele dhe persona të modës duke i mbathur një palë këpucë interesante.

Si komode dhe të bukura që janë, këpucët në fjalë shumë shpejt janë shndërruar në trend të motit të ftohtë, transmeton Telegrafi.


1 53

Bella Hadid, Sofia Richie, dhe Taylor Swift janë vetëm disa nga yjet që janë parë duke i mbathur këpucët e quajtura ‘Combat Boots 2.0’, të cilat e kanë një take të fortë dhe të gjatë.

2 24

E mira e këtyre këpucëve është se përshtaten me të gjitha pantallonat, me xhinset e ngushta dhe të gjera, si dhe me tërë xhemperët.

Screenshot 1 1

Prandaj, nëse jeni duke kërkuar një palë këpucë të reja dimri, konsideroni këpucët ‘Combat Boots 2.0’. /Telegrafi/