Pronari i një veture Tesla që po tradhtuan gruan, ka zbuluar se pabesia e tij mund të zbulohet nga gruaja përmes aplikacionit të veturës.

Ky burrë shpërndau gjetjet e tij në internet, duke theksuar në një postim në Reddit se ajo në teori mund ta sheh se ku ai po e nget veturën, sa shpejtë lëvizë, ku e parkon dhe nëse është dikush me të në veturë, transmeton Telegrafi.


1 248

Derisa akoma nuk është zënë nga gruaja, ai tha për Daily Mail se me këtë veprim dëshiron të paralajmërojë tjerët që të jenë më të kujdesshëm.

Postimi i tij ka marrë mbi 140 komente, ku një përdorues i propozoi që të fikë telefonin me qëllim që gruaja e tij të mos ketë qasje në aplikacion – derisa tjerët i bënin thirrje t’i qëndrojë besnik gruas.

2 59

“Tesla po vret OPSEC-un tim”, ka shkruar ai në rrjetin social. 'Opsec' është shkurtesa e inteligjencës ushtarake për 'siguri operacionale', që do të thotë hapat që ndërmerrni për të siguruar që një armik nuk do të zbulojë taktikat tuaja. /Telegrafi/