Një refugjat iranian 12-vjeçar, ka zbuluar udhëtimin e mundimshëm – rreth 3 mijë kilometra të gjatë – të familjes së tij në Britaninë e Madhe.
Gjatë këtij udhëtimi ai ka thënë se ata pothuajse u mbytën, teksa u transportuan ilegalisht nga kontrabandistët e njerëzve, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.
Arvin Rasoolzadeh mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me babanë e tij Mohse, 42 vjeç, nënën Khadijeh, 32 vjeçe dhe vëllain më të vogël Mohamad, 8 vjeç, në shtator të vitit 2019.
Ata kishin bërë udhëtimin e rrezikshëm përtej Kanalit Anglez me një gomone, për të cilin udhëtim iu deshën 14 orë.
Khadijeh ishte shtatzënë në atë kohë ndërsa Mohmad ishte diagnostikuar me epilepsi të rëndë dhe autizëm.
Ata u larguan nga Irani (vendlindja) në qershor të vitit 2018.
Arvini dhe familja e tij udhëtuan përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Austrisë dhe Gjermanisë përpara se të arrinin përfundimisht në Dunkirk, në Francën veriore, nga ku vendosën të provonin të bënin kalimin e rrezikshëm për në Mbretërinë e Bashkuar.
“Askush nuk bën atë që bëmë ne nëse nuk jeni të dëshpëruar. Është shumë e vështirë të largohesh nga vendi yt dhe të vish në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka shumë refugjatë të vërtetë si ne që kanë vërtet nevojë për ndihmë. Ata nuk duhet të vënë në rrezik jetën e tyre për të ardhur këtu”.
Ai shtoi: “Duhet të ketë kalime të sigurta për refugjatët e vërtetë si ne. Nuk dua që askush të kalojë atë që bëmë ne sepse gati sa nuk vdiqëm. Jemi shumë me fat që kemi mbijetuar”.
“Ne përfunduam në Calais të Francës dhe më pas nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të kalonim Kanalin Anglez me një gomone drejt Anglisë si shumë familje para nesh”, ka thënë më tej ai, përcjell Telegrafi.
Pasi udhëtuan pothuajse më shumë se 3,000 kilometra, shumica në këmbë, ku u desh të kalonin nëpër terrene të rrezikshme ndërsa kalonin ilegalisht vendet, Arvini dhe familja e tij u gjendën në Dunkirk.
Për shtatë muaj ata jetuan në një kamp të improvizuar të mbipopulluar me 3000 emigrantë të tjerë të vendosur në një fushë futbolli.
Arvini dhe familja e tij mbijetuan me porcione të pakta ushqimi dhe duruan higjienën e dobët dhe tualetet e pamjaftueshme ndërsa përpiqeshin të mblidhnin fondet për të paguar për kalimin e tyre në Kanal.
Ndërsa duke kujtuar kalimin e rrezikshëm të familjes së tij në Kanalin Anglez, Arvini, i cili në atë kohë ishte tetë vjeç, tha për MailOnline: “Ishte ftohtë dhe errësirë dhe uji po hynte në gomone deri në gjunjët e mi. Të gjithë menduam se do të mbyteshim. Më vinte të qaja, por nuk e bëra sepse duhej të isha i fortë”.
“Askush nga ne nuk mund të notojë dhe udhëtimi dukej se po vazhdonte për një kohë të gjatë. Nëse do të kishte një mënyrë tjetër më të sigurt për të shkuar në MB, ne do ta kishim bërë atë. Kishte dallgë shumë të mëdha, mendova se anija do të fundosej”.
Ndërsa babai i tij Mohse shtoi: “Kjo ishte hera e parë në jetën tonë që ne kishim qenë në një varkë. Gruaja ime ishte shtatzënë në atë kohë, djali im i vogël nuk ishte mirë dhe të gjithë ishim shumë të frikësuar. Por ne ishim kaq të dëshpëruar, çfarë mund të bënim tjetër?”.
Varka në të cilën ndodhej familja e Arvinit u shpëtua nga autoritetet dhe familja u nxor në breg me emigrantët e tjerë në të pas kalimit të rrezikshëm 14-orësh.
Duke kujtuar momentin kur shkelën në tokë, Arvini qau: “Ishte një ndjenjë e mrekullueshme, të gjithë ishim shumë të lumtur. E dinim se kishim ardhur në një vend të sigurt ku mund të kishim një jetë të re”.
“Ne thjesht u përqafuam dhe më pas njerëzit filluan të na ndihmojnë. Na dhanë rroba, batanije dhe diçka për të ngrënë e për të pirë. Ne ishim shumë mirënjohës që po silleshin mirë me ne dhe që ishim të gjithë gjallë. Nuk do ta harroj kurrë atë ditë”.
Që kur mbërriti në Britaninë e Madhe, familjes së Arvinit iu dha leja për të qëndruar në vend me Qeverinë që pranoi se jeta e tyre ishte në rrezik. Prindërve të tij u është dhënë gjithashtu e drejta për të punuar ndërsa përpiqen të ndërtojnë një jetë të re.
Arvini, i cili është çuditërisht i artikuluar për moshën e tij, mësoi anglisht vetëm pasi arriti në MB dhe është integruar shpejt në shoqërinë britanike.
Ai ndjek një shkollë të mesme pranë shtëpisë së tij në Enfield, në Londrën e Veriut dhe ka zhvilluar një pasion për futbollin, duke u bërë një tifoz i zjarrtë i Tottenham Hotspur.
Ai tha: “Më pëlqen të luaj futboll dhe të ngas biçikletën time. Kur të rritem, dua të bëhem futbollist profesionist dhe të luaj për Spurs. Nëse nuk e bëj këtë, atëherë do të doja të bëhesha mjek që të mund të ndihmoj njerëzit e tjerë”.
Mohse punon si berber ndërsa nëna e Arvinit, Khadijeh, kujdeset me kohë të plotë për vëllain e tij më të vogël.
Pasi i mbijetoi udhëtimit të tyre të rrezikshëm në MB, ajo lindi motrën më të vogël të Arvinit, Olivia, tani 3 vjeçe.
Mohse refuzoi të zbulojë se sa i ka paguar kontrabandistët e njerëzve për t’i çuar ata në Mbretërinë e Bashkuar dhe tha se nuk mund të zbulonte detaje rreth arsyeve të sakta pse ata u larguan nga Irani, duke pohuar se kjo mund të vinte në rrezik të afërmit që janë ende atje.
Ai këmbënguli se qëllimi i tyre nuk ishte të shkonin kurrë në Mbretërinë e Bashkuar, por për shkak se ata u dëbuan nga një numër vendesh pasi u larguan nga Irani, ata thjesht ‘ndoqën’ emigrantët e tjerë dhe përfunduan në Francën veriore.
Teksa nisën të ndërtonin jetën e tyre të re, Mohse këmbënguli se ata do t’i jenë përgjithmonë mirënjohës Britanisë së Madhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore – mediat sjellin detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-9-380x233.png)
Dy dronë rusë u rrëzuan në Moldavi pasi shkelën hapësirën e saj ajrore – mediat sjellin detajet
![Trump për takimin e parë me Putinin: Me siguri do të takohemi në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/putin-trump-zelensky-380x233.jpg)
Trump për takimin e parë me Putinin: Me siguri do të takohemi në Arabinë Saudite
![Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni – Trump reagon: Menjëherë ktheni paret](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-15-380x233.jpg)
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni – Trump reagon: Menjëherë ktheni paret
![Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-15-780x439.jpg)
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret
![Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-31-780x439.png)
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë
![Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/250213-99-907659-v2-s2048-e1739474276226-780x439.jpeg)
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”
![NATO teston aftësinë e saj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-81.jpg)
NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së
![Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zelensky-poroshenko-780x439.jpg)
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi
![Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Bingol-780x439.jpg)
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi