LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Ta ndërtojmë Kosovën sipas idealeve të Ibrahim Rugovës dhe dëshmorëve të luftës

Pacolli: Ta ndërtojmë Kosovën sipas idealeve të Ibrahim Rugovës dhe dëshmorëve të luftës

Në një tubim madhështor të mbajtur sot në qytetin e Gjilanit, Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit nga LDK-LD-Alternativa, ka prezantuar kandidatin e koalicionit për kryeministër, Dr. Avdullah Hoti si dhe kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Në këtë tubim Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli , u bëri thirrje qytetarëve edhe njëherë që të votojnë për një qeverisje me njerëz të urtë dhe të paqes, të cilët do ta ndërtojnë Kosovën sipas idealit të presidentit Rugova por edhe sipas idealit të të gjithë heronjve që ranë për lirinë Kosovës.

“Kjo është demokracia e vërtetë, pavarësi, liri dhe zhvillim ekonomik. Unë them se pavarësia jonë nuk është e kompletuar sepse kemi qytetarë që jetojnë në kushte të mjerueshme, të diferencuar e të diskriminuar, këtë nuk e deshi as Ibrahim Rugova e as dëshmorët tanë”, theksoi Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.


Ai me këtë rast tha se Kosova, me të gjitha pasuritë që i ka, nuk u zhvillua për shkak të matrapazëve të cilët e kanë zhvatur.

“Ne kemi njerëz të pastër, janë ata që do ta dërgojnë Kosovën drejt shoqërive të civilizuara, kemi nevojë për ndryshim dhe zhvillim, prandaj me 11 qershor dilni të gjithë dhe votoni, mbrojeni votën tuaj sepse ajo është votë e ardhmërisë”, ka thënë Pacolli në Gjilan.

Në trend

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori