Në përfundim të vizitës së tij në Turqi, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli takoi edhe kryeministrin e Turqisë, Binali Yildrim.
Siç njofton Zyra e Pacollit, në kuadër të këtij takimi, Pacolli ka falënderuar kryeministrin Yildrim, për mbështetjen e fuqishme, që Turqia i ka dhënë dhe do t’i jep edhe më fuqishëm Kosovës në procesin e njohjes, anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe për vendosmërinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së investimeve në Kosovë.
Me këtë rast, Pacolli i ka përcjell ftesën kryeministrit Yildrim, për të vizituar Kosovën në një kohë të përshatshme, gjë e cila është pranuar me kënaqësi nga Kryeministri Yildrim. Ftesën e ngjashme për të vizituar Kosovën, ministri i Jashtëm Pacolli i ka përcjellur nëpërmjet kryeministrit Yildrim edhe presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitë kjo, që pritet të ndodh në një të ardhme të afërt.
Gjatë këtij takimi shumë miqësor, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve, duke shprehur përkushtimin dhe zotimin e dy-anshëm për t’i forcuar dhe thelluar ato edhe më shumë. Më herët gjatë ditës, u takua edhe me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Turqisë, Lutfi Elvan, dhe së bashku e hapën Forumin e Biznesit, Kosovë-Turqi me prezencën e shumë kompanive si nga pala turke, por, edhe nga ajo e Kosovës.
Vizita e Pacollit, është e para në Turqi, që nga ardhja e tij në pushtet në këtë funksion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë