LAJMI I FUNDIT:

Pacolli arrin në Washington me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit

Pacolli arrin në Washington me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se ka arritur në Washington, për të marrë pjesë në Konferencën Ministrore për Liritë Fetare.

Në këtë konferencë që është e para e këtij lloji, Pacolli është ftuar të marrë pjesë nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.

“Kjo është një nismë e rëndësishme e Presidentit Trump për të promovuar liritë fetare dhe Kosova do të mbështesë përpjekjet amerikane në nivel global”, ka thënë Pacolli përmes Facebook.


Postimi i Pacollit:

“Sapo mbërrita në Uashington DC me ftesë të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo për të marrë pjesë në Konferencën e Parë Ministrore për Liritë Fetare. Kjo është një nismë e rendesishme e Presidentit Trump për të promovuar liritë fetare dhe Kosova do të mbështesë përpjekjet amerikane në nivel global. 
Do të ndaj traditën e Kosovës dhe trashëgiminë e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare dhe do të promovoj përpjekjet tona për t’i bërë të gjithë njerëzit të ndjehen të barabartë dhe të lirë në shoqërinë tonë për besimin e tyre. 
Unë do të shfrytezoj praninë time në Uashington për të takuar edhe homologët e tjerë dhe vendimmarrësit amerikanë”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/