Qytetarët ankohen se në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nuk po u bëhen testet për COVID-19 edhe kur ata paraqesin dëshmi se ai vërtetim u duhet për të udhëtuar jashtë vendit për shërim. Por edhe kur u bëhen nuk pajisen me vërtetime, që është kusht për të hyrë në Maqedoninë e Veriut.
Medinë Budakova është kujdestare e pacientes Arjanita Dreni, e cila thotë se i duhet të shkojë në një spital privat në Shkup për t’u operuar për largim të protezës në këmbë.
Ndonëse Budakova dhe Dreni janë testuar të shtunën për COVID-19, sot gjatë ditës atyre nuk i janë dhënë vërtetimet nga IKSHPK-ja.
Budakova thotë se pacientes Dreni do t’i humbë edhe termini i dytë për shkak të papërgjegjësisë së IKSHPK-së për t’ia dhënë vërtetimin për koronavirus.
“Vitin e kaluar është operuar, protezë mbipolare në kukë, ku është operimi total gabim dhe kërkohet prej 5 mjekëve nënshkrim t’i hiqet proteza mbipolare, ku nuk merret askush, është ankesë edhe në Ministri. E kanë lënë një vit të plotë në gjendje kritike në morfinë, trodon, dhe nuk e marrin parasysh. Kur me mundësitë tona e bëmë të pamundurën për një rezonancë, tash i dyti termin që i humb për shkak të testit të COVID-19”, thotë ajo.
Ajo ka adresuar kritika se përkundër gjendjes së vështirë në të cilën gjendet Arjanita Dreni, nga institucionet shëndetësore nuk po iu mundësohet trajtimi.
“Na kanë thënë që të hënën kysmet vini, ku i kemi thirr sot në mëngjes kanë thënë pas 2, pas 2 thonë nuk është bërë andej këndej, ne ju themi qysh është rasti po pritet për vdekje, është një gjë që e dinë të gjithë ministria. Iu ka qelb krejt këmba, protezën që duhet patjetër me e heq dhe nuk e bëjnë këtë mundësi, nuk dina çka me bë as ku me u orientu…Që një muaj është e shtrirë në spital ku tash e ka CRP infeksionin shumë të lartë, ku ju kanë marrë krejt sytë, ju kanë qelb krejt ana e syve, ajo humbjen e këmbës e ka veç dita ditës. Është duke kaluar në morfinë, trodon është”, thotë ajo.
Ndërsa, qytetari Sahit Muharremaj, nga komuna e Suharekës e që jeton në Gjermani, thotë se pas ardhjes në Kosovë i është keqësuar gjendja pasi që ka probleme me zemër.
Atij i është propozuar që të bëjë një kontroll në një spital privat në Shkup, por që nuk po arrin të testohej për COVID-19, vërtetim të cilin e kërkon Maqedonia e Veriut për të hyrë në territorin e saj.
“Kam ladruar që 48 orë për test, kam shkuar në Prizren, më kanë thënë shko në Suharekë, kam shkuar në Suharekë më kanë thënë shko në kufi i ki dokumentet jam sëmurë, kam problem me zemër. Kur kam shkuar në kufi më kanë thënë nuk ka mundësi edhe që je sëmurë shko në Institut në Prishtinë, kam ardhur këtu jam t’u prit që dy orë më thanë nuk ka teste një herë, pastaj më thanë hajde mbas një ore, kam ardhur mbas një ore nuk ka kurrgjë”, thotë ai.
Ai thotë se në Institut i është thënë se nuk i bëhet testi pa pasur simptoma të COVID-19.
“Pa e pas koronavirusin nuk mundemi me të bë test, po qysh more pa e pas koronavirusin. Unë kam fakte, po dua me shkua për Shkup me bë kontroll, që ku i kam me emër me mbiemër, me dokumente me krejt. Kjo qeveria jonë kuku për këta dhe për popullin”, thotë ai.
Ai ka një apel për të gjithë bashkatdhetarët, ku thotë se të mos ia mësyjnë Kosovës pasi që gjendja nuk është siç paraqitet në media.
“I apeloj prej ditës së sotme bashkatdhetarët çka janë atje le të kenë shumë, shumë kujdes për me ardhë në vendlindje. Kanë qejf çdo kurbetçi me ardhë me pa familjen e vet se e donë tokën e vet, po i apeloj kini kujdes shumë, nuk është ajo kënga që po këndohet në televizor. Kjo qeveria jonë, ky shteti jonë, mozomakeq për popullin tonë, nuk e di çka janë t’u bë, iu ka humbë rruga në oborr”, tha ai.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, thotë se teste u bëhet vetëm atyre që paraqesin vërtetim se do të shkojnë për trajtim mjekësor.
“Personat që shkojnë për trajtim mjekësor jashtë vendit edhe shoqëruesve të tyre iu bëhet testi në Institut dhe janë dy kategori të cilat janë prioritet, që këtyre që shkojnë për turizëm dhe për gjëra të tjera nuk iu bëhet. Nuk e di që ka ndonjë telashe, krejt çka duhet është që familjarët duhet kur të bëjnë kërkesë për me u bë testimi me e pas një vërtetim ose një kërkesë prej mjekut që e ka ordinua për me shkua jashtë, një vërtetim që e dëshmon që ka me shkua për trajtim mjekësor jashtë dhe kuptohet për familjarin dokumentet që e përcaktojnë lidhjen e tyre familjare”, tha ai përmes telefonit.
Ai tha se personat që rezultojnë pozitiv informohen nga Instituti që të izolohen, por personat negativ lajmërohen pak më vonë për shkak të vëllimit të punës.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ditë më parë vendosi që qytetarët e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës të paraqesin test PCR negativ nëse duan të hyjnë në vend, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova