Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, zhvilloi një takim me banorët e lagjes pranë rrethrrotullimit të qytetit si dhe banorët e rrugës “Hamdi Grajqevci”.

Gjatë takimit, banorët shprehën përkrahje të fuqishme për programin qeverisës dhe listën e kandidatëve për Kuvendin Komunal, duke reflektuar besimin se komuna do të vazhdojë me ritëm të përshpejtuar drejt një qeverisjeje efektive dhe llogaridhënëse.


"Ky bashkëbisedim na jep forcë dhe motivim që së bashku të ndërtojmë projekte konkrete, të cilat do të sjellin zhvillim tëqëndrueshëm, më shumë mundësi për të rinjtë dhe kushte më të mira për çdo familje të kësaj lagjeje".

Osmani u shpreh i motivuar nga mbështetja e qytetarëve dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Fushë Kosovën.

“Fushë Kosova PËRTEJ! 113!” – ishte mesazhi i tij i fuqishëm drejt banorëve dhe mbështetësve.