Osmani para Këshillit të Sigurisë së OKB-së: Tërheqje të menjëhershme të forcave ushtarake ruse nga territori i Ukrainës
Në ditën kur bota shënon një vit nga invazioni rus në Ukrainë, kryetari i OSBE-së, ministri Bujar Osmani iu drejtua Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara në debatin e hapur për Ukrainën me temën “Forcimi i përgjegjësisë dhe drejtësisë për shkeljet e së drejtës ndërkombëtare”, transmeton Portalb.mk.
Ky debat i hapur vjen pas Seancës së djeshme të 11-të Speciale Emergjente të Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së, ku edhe Kryesuesi Osmani e mbajti fjalimin e tij. Në seancën e OKB-së u miratua Rezoluta e Drejtësisë dhe Paqes së Përhershme. Në këtë kontekst, para Këshillit të Sigurisë, Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut e mbështet këtë rezolutë dhe është ndër bashkësponzoruesit kryesorë të saj. Ai tha se për të ruajtur paqen dhe sigurinë, nevojitet veprim maksimal për t’iu përmbajtur të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare.
Në fjalimin e tij, ai iu referua edhe një herë mbështetjes sonë për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Ai fajësoi Rusinë për sulme të vazhdueshme në zonat urbane, duke i lënë civilët dhe qytetet pa qasje në nevojat themelore njerëzore.
“Hetimet e deritanishme në shumicën e qyteteve të sulmuara në Ukrainë çojnë në përfundimin se janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, tha Osmani, duke iu referuar abuzimit seksual dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave, që është shkelje e rëndë e të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe e të drejtës ndërkombëtare humanitare.
“Autorët e këtyre krimeve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë”, ka theksuar Osmani. Ai theksoi se si Kryesues dëshiron të theksojë Mekanizmin e Moskës të OSBE-së si një burim i rëndësishëm, për të përcaktuar faktet për krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Kjo është me qëllim që krimet e kryera të paraqiten para mekanizmave përkatës të llogaridhënies, si dhe para gjykatave apo tribunaleve ndërkombëtare, – tha Osmani.
“Ne ndajmë qëndrimin se Gjykata Ndërkombëtare Penale është pjesë përbërëse e arkitekturës shumëpalëshe që e mbështet sundimin e së drejtës. Është institucion qendror në luftën kundër mosndëshkimit dhe kërkimit të drejtësisë”, tha Osmani në fjalimin e tij.
Ai shtoi se e mbështet plotësisht hetimin e nisur nga Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe përshëndeti masat e përkohshme të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhërojnë Rusinë të ndërpresë menjëherë operacionet ushtarake.
Osmani gjithashtu bëri thirrje për përdorimin e plotë të mekanizmave ekzistues për të drejtat e njeriut si kyçe për mbështetjen e proceseve të llogaridhënies, duke folur këtu për Këshillin e të Drejtave të Njeriut. Ky Këshill, në pajtim me procedurat e tij të veçanta, duhet t’i hetojë shkeljet dhe abuzimet e të drejtave të njeriut dhe krimet e lidhura me të në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Në fund të fjalimit të tij, Osmani i bëri thirrje Federatës Ruse t’i japë fund luftës dhe përsëriti kërkesën për ndërprerjen e menjëhershme të agresionit ushtarak kundër Ukrainës, si dhe tërheqjen e plotë dhe të menjëhershme të forcave të saj nga territori i Ukrainës.
“Ne duhet të rivendosim paqen dhe përgjegjësia duhet të mbizotërojë!” Ata që kanë kryer krime duhet të dalin para drejtësisë”, ka përfunduar Osmani.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dje e miratoi një rezolutë të paraqitur nga Ukraina, që i bën thirrje Rusisë që “të tërheqë plotësisht dhe pa kushte” forcat e saj. Shtatë vende – Rusia, Bjellorusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea, Nikaragua dhe Mali – votuan kundër rezolutës, ndërsa 32 abstenuan, përfshirë Kinën dhe Indinë.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të mërkurën, duke u bërë thirrje anëtarëve të OKB-së të mbështesin rezolutën, duke shtuar se lufta Rusi-Ukrainë nuk ka dy palë, por “një agresor dhe një viktimë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime