Osmani: Nuk do të bëjmë rizgjedhje të gjykatësve të Maqedonisë

Zv. kryeministri për çështje të euro-integrimeve, Bujar Osmani, ka deklaruar se bëhen keqinterpretime për gjoja rizgjedhjen e gjykatësve nga ana e shumicës parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në intervistën e tij për Radio Evropa e Lirë, Osmani thotë se do të rritet roli i Këshillit të ri gjyqësor në përcaktimin e procedurave për zgjedhje ose disciplinim të gjykatësve.
Në lidhje me planin ''3-6-9'', Osmani shprehet se ka plan paraqet një trajektore të planit të përgjithshëm qeveritar për çbllokimin e procesit euro-integrues.
Trajektorja e dytë është adresimi i çështjeve të hapura politike ku hyjnë marrëdhëniet ndëretnike dhe ato me fqinjët./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































