LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Nuk fitohen zgjedhjet me lajme të rrejshme as me blerje votash

Osmani: Nuk fitohen zgjedhjet me lajme të rrejshme as me blerje votash

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani tha të dielën në një tubim elektoral në Degën e II-të të Prishtinës, se nuk ka asgjë që e ndalë fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, por kërkoi nga prishtinasit që të kontribuojnë që fitorja të jetë e thellë dhe bindëse.

“Kryetari i Prishtinës mund t’u ketë harruar, por kryeministrja juaj nuk ka për t’ju harruar. Në do të fitojmë bindshëm në nivelin qendror, për të fituar pas dy vitesh edhe në Prishtinë”, tha Osmani.

Ajo ka paralajmëruar oponentët politikë se nuk do të mund t’i ikin drejtësisë për shpifjet dhe montazhet e tyre në këtë fushatë.


“Oponentët tanë të frikësuar nga vullneti qytetar për LDK-në, po tentojnë me e ble vullnetin qytetarë, e disa po prodhojnë mashtrime e lajme të rrejshme, po bëjnë montazh e çka jo tjetër. Por nuk ka qytetarë të këtij vendi që mashtrohet nga ta, prishtinasit nuk mashtrohen më as prej montazheve, as lajmeve të rrejshme. Ne kemi vendosë me i përbuzë të tillët, por le ta dinë një gjë të gjithë ata që po prodhojnë montazhe e lajme të rreme, se do të përgjigjen para ligjit. Le ta dinë që duke shpifur nuk munden me fituar besim qytetar”, shtoi Osmani.

Sipas saj, atë që po e kritikojnë për mungesë guximi janë vetë frikacakë.

“Patriotë modern është ai që krijon një vend pune, e jo ata që dalin rrahin gjoks e tregojnë muskuj. Sikur të ishin patriotë, nuk do të iknin nga përgjegjësia e udhëheqjes së bisedimeve në Bruksel duke ia lënë fatin e Kosovës në duar presidentit Thaçi. Po të ishin të guximshëm këta që janë në Prishtinë nuk do të thonin se janë frikësuar që t’i ndalin ndërtimet pa leje, e nuk do të frikësoheshin të vendosin lule tek varri i Presidentit Rugova”, tha në fund Osmani.

Në trend

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori