LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Nevojitet bashkëpunim më i madh ndërkombëtar për mbrojtje nga sulmet kibernetike

Osmani: Nevojitet bashkëpunim më i madh ndërkombëtar për mbrojtje nga sulmet kibernetike

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, mori pjesë në takim me temë: “Formësimi i sigurisë kibernetike globale –Thirrje për aksion për promovimin e sjelljes së përgjegjshme të shtetit dhe ndërtimin e sapaciteteve“, nikoqir të së cilit ishin Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Francës, Katerin Kolona, njoftojnë nga MPJ.

Në fokus të diskutimeve, theksojnë nga MPJ, ishin sfidat e sigurisë në hapësirën kibernetike si kërcënim serioz për rendin ekzistues ndërkombëtar. Njëherazi, u theksua nevoja për Marrëveshje efektiv multilaterale dhe shkëmbim strategjik të informacioneve dhe përvojave, veçanërisht midis aleatëve të NATO-s, me qëllim ballafaqimin dhe tejkalimin e suksesshëm të kërcënimeve kibernetike që po bëhen gjithnjë e më të shumta, më të larmishme dhe më të sofistikuara.

Në fjalimin e tij, Ministri Osmani iu referua sfidave në hapësirën kibernetike me të cilat ballafaqohet Maqedonia e Veriut, duke theksuar se sulmet kibernetike janë karakteristikë edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, trend ky që veçanërisht u intensifikua pas fillimit të invazionit ushtarak rus në Ukrainë.


“Strategjia nacionale për siguri kibernetike është një nga shtyllat e sistemit për forcimin e kapaciteteve për mbrojtje kibernetike, mbrojtje të infrastrukturës kritike të informacionit, ngritjen e vetëdijes për sigurinë e informacionit dhe kulturën e sigurisë së të gjithë vepruesve në hapësirën kibernetike. Maqedonia e Veriut në vazhdimësi bashkëpunon me të gjitha palët e interesuara, sektorin e biznesit, komunitetin hulumtues dhe akademik, si dhe me shoqërinë civile, për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për këto sfida”, deklaroi Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori