Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, tha se programi ekonomik në qeverisjen e ardhshme do të nisë në masë të madhe me politikat ekonomike aty ku është lënë në vitin 2017, pasi sipas saj, në atë qeverisje janë ndërmarrë politikat më të fuqishme ekonomike që ka njohur historia që nga viti 1999.
Duke shpalosur programin e LDK-së për zhvillimin ekonomik në Konventën për zhvillim dhe punësim, Osmani tha se kjo parti është e pa konkurrencë në këtë drejtim me një ekip të jashtëzakonshëm.
“Disa nga elementet që përfshinë programi ynë ekonomik është se qeverisja e LDK-së do ta shndërrojë Kosovën në një destinacion të investimeve të huaja strategjike. Do të bëhet eliminimi i të gjitha monopoleve dhe privilegjeve të firmave, të cilat kanë lidhje me politikën, dhe ky do të jetë prioritet për të krijuar një mjedis konkurrues që ofron shanse, mundësi të barabarta për të gjithë. Rritja ekonomike do të gjenerohet nëpërmjet sektorit privat të cilin e konsiderojmë si motor të zhvillimit ekonomik në vendin tonë. Ëndrra e punësimit për të rinjtë nuk do të jetë më sektori publik, por sektori privat i zhvilluar dhe i qëndrueshëm”, tha Osmani, raporton kp.
Ajo tha se Kosova është shndërruar në një vend pesimist për qytetarët dhe bizneset që operojnë në vendin tonë me një korrupsion të lartë që ka ndikuar në rënie të investimeve të huaja dhe vend vendore.
“Nëpërmjet qeverisë të përgjegjshme dhe me duar të pastra ne synojmë që të kthejmë edhe besimin tek institucionet. Suksesi i firmave nuk do të përcaktohet nga lidhjet me qeveritarët, por nga kriteret e mirëfillta të tregut. Një herë e përgjithmonë lidhjet me qeverinë nuk do të jenë përcaktuese për profit të firmave siç po ndodh sot e aq më pak lidhjet me krimin. Kurrë nuk do të ndodhë më që politikanët të kërkojnë hise nga bizneset dhe investitorët potencial të huaj dhe vendor siç ka ndodhur tani”, theksoi Osmani.
Ajo premtoi se gjatë qeverisjes së saj, ndërmarrësit vendorë do të kenë statusin e merituar në shoqëri si kusht për të bërë kthesën e madhe për ngritjen e optimizmit për investime. Po ashtu, tha se do të krijohet edhe një fond investiv në vlerë 300 milionë euro dhe se të rinjtë do të kenë mundësi që pas shkollimit të bëjnë punë praktike me pagesë.
Në këtë konventë të pranishëm ishin edhe ish-deputetët Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku dhe Hykmete Bajrami, si dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe shumë biznesmenë.
Ish-deputeti Hoti ka folur për shpenzimet e parasë publike dhe politikat fiskale, duke thënë se mbledhja e TVSH-së në atë ardhmen do të bëhet në brendi të vendit dhe se do të bëhet bashkimi i Doganës dhe ATK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës