LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Ayman Hussein al-Safadi: Maqedonia e Veriut dhe Jordania duhet të zhvillojnë bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare

Osmani-Ayman Hussein al-Safadi: Maqedonia e Veriut dhe Jordania duhet të zhvillojnë bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të OKB-së, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Ayman Hussein al-Safadi, njoftojnë nga MPJ.

Nga MPJ theksojnë se bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, duke theksuar rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare.

“Në fokus të bisedës ishte Konferenca e ardhshme Mesdhetare e OSBE-së, të cilën Maqedonia e Veriut, si kryesuese e ardhshme e Organizatës, vendosi ta organizojë në Jordani.


Përgatitjet për konferencën janë duke u zhvilluar dhe bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë e tyre për mundësinë që bashkërisht të kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ndërmjet OSBE-së dhe vendeve partnere mesdhetare. Ministri Osmani falënderoi Al-Sadafin për aktivitetet përgatitore për bashkëorganizimin e Konferencës Mesdhetare.

Bashkëbiseduesit shprehën besimin se Konferenca do të jetë një sukses i përbashkët për të dyja vendet dhe se do të rrisë perspektivën e bashkëpunimit të ndërsjellë bilateral në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Në takim u diskutua për situatat dhe sfidat përkatëse rajonale dhe u shpreh interesi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy rajoneve, në fushat me interes të përbashkët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori