LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Administrata e Trump mund të ndihmojë në zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

Osmani: Administrata e Trump mund të ndihmojë në zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

Nëse presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump dhe SHBA-të përfshihen drejtpërdrejt dhe zyrtarisht në garantimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, në vend mund të krijohet një atmosferë më e relaksuar për hyrjen në pjesën më administrative të anëtarësimit në BE, tha ish-ministri i Jashtëm, Bujari Osmani për rrugën e bllokuar evropiane të vendit dhe nevojën e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese për përmbushjen e Kornizës negociuese me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mendimi i Osmanit është “në qasjen e ndryshme ndaj politikës ndërkombëtare” të Trump dhe administratës së tij.

“Mendoj se në këtë fazë mjafton që Amerika të jetë garantuese e dilemave këtu – nëse kjo (ndryshimet kushtetuese) është kërkesa e fundit apo jo”. Ashtu siç bëri Bundestagu gjerman, për shembull, në lidhje me çështjet e identitetit”, tha Osmani në emisionin “360 stepeni”.


Osmani konfirmon se përveç kryeministrit, Hristijan Mickoski, edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka takuar bashkëpunëtorët e ngushtë të Trump, si dhe një nga zyrtarët e rëndësishëm të administratës së re amerikane për politikë të jashtme, Richard Grenell./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori